Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, për çështjen “McGonigal”, deklaron se publikimi i sotëm i New York Times, u dha përgjigje disa mashtrimeve publike që ndodhën sipas tij nga ana e Kryeministrit Edi Rama dhe jep mundësinë e ballafaqimit me të vërtetat.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, Vasili deklaroi se Edi Rama dje pohoi se takimi i tij ka ndodhur me një mesazh në celular dhe se Ministria e Jashtme dhe institucionet e vendit nuk ndiqen nga zyra e Kryeministrit.
Sipas Vasilit, tek publikimi i sotëm kuptohet se është përdorur marrëdhënia e më përfaqësuesin e FBI për përfitime personale të Ramës, ndërkohë që Rama ka thënë se është diskutuar për rajonin.
Siç e keni vënë re, është e qartë se kjo marrëdhënie ka qenë tërësisht e kompromentuar dhe pohimi i djeshëm se ne fushat e naftës i japim me procedura.
Pohohet në akt padi që McGonigal që ka ndërmjetësuar që tu jepen dy klientëve të vetë. Gjithë çështja ka filluar në SHBA.
Është më e madhe arsyeja se pse gënjeu publikisht Edi Rama mbrëmë, që mbrëmë tek ju ishte në median e tretë radhazi ku përsëriste të njëjtat gënjeshtra.
Kur i vëmë ballë përballë kuptojmë se Kryeministrin e kemi nën akuzë të rëndë për mashtrim të madh publik për qëllime përfitimi, së dyti veprime mafioze dhe së treti përcjellje të informacioneve zyrtare të Kryeministrit mes kanaleve të tjera zotit McGonigal, informacione zyrtare të qeverisë shqiptare.
Kam ngritur pyetjen se si gjithë institucionet zyrtare të inteligjencës amerikane, komunikimi me CIA-n amerikane, shërbimi themelor me të cilin SHBA komunikon me shtetet jashtë, kemi të bëjmë me një komplot shumë të rëndë ku Kryeministri është zhytur nga koka te këmbët.
Ka ndodhur një akt shumë i rëndë, ku Kryeministri ka thënë që unë nuk do të komunikojë më me Parlamentin.
Aktakuza është ajo dhe ngjarja më rëndë është që Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk do komunikojë më në Parlamentin e Shqipërisë, atje ku është votuar.
Ka thënë se nuk do shkoj më në parlament dhe e ka përkufizuar parlamentin një park zoologjik.
Ky është momenti legjitim për ta shkarkuar një Kryeministër, për ta larguar me të gjitha mjetet ka shkëputur dhe ndarë në mes pushtetin në Shqipëri, republikën parlamentare përpiqet ta varrosë që do të thotë se parlamenti nuk ekziston.
Ky të jetë i vetëm që të vazhdojë të ndajë miliona. Neza ka bërë saktësisht trafikantin e interesave mafioze të të gjitha llojeve.
Neza ka përcjellë informacione nga zyra e Ramës. Në aktakuzën zyrtare fillimi i vitit 2018, zoti Neza thotë se erdha direkt nga zyra e zotit Rama.
Ky ka gënjyer publikisht kur ka thënë se nuk ka përcjellë informacione. Këtu thotë që Neza dhe Duçka... McGonigal ka punuar për llogari të tyre, një nga përfituesit më të rëndësishëm është Oleg Deripaska.
Ky ka pasur zyra në mes të Tiranës dhe ka përfituar miliona.
A mund ta imagjinoni që një i sanksionuar përfiton statusin e investitorit strategjik, fusha nafte, ky i sanksionuar është më mirë se në Rusi, se Rama është Kryeministër pro-rus.
Kur FBI konstaton se kur dikush shkel mbi betimin e tyre, nuk falet gjallë në botë.
I pyetur nëse do të bashkohet opozita në zgjedhjet e 14 majit, Vasili tha se opozita është e gjitha e bashkuar dhe se nuk ka një opozitë të ndarë.
Sipas tij, faktet janë që dy forcat udhëheqëse janë Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, për të cilat deklaroi se janë monolit me anëtarë dhe mbështetës.
PD nuk ka probleme fare. Ata kandidatët e tjerë, nuk janë të PD, janë kandidatë të Edi Ramës.
Të gjithë keni raportuar me korrektesë pesë hapa ku kanë kalua zgjedhjet e PD, ku mijëra demokratë kanë votuar.
Në çdo institucion mund të ketë dhe njerëz në minorancë, në këtë rast kemi një Parti Demokratike top dhe disa që kanë zgjedhur për zgjedhje të tyre që të bëhen apendikse të Edi Ramës.
Sot është një parti që ka marrë një vendim në gjykatë, opozita është e gjitha bllok, kjo është garancia absolute, që fitorja e 14 majit të fillojë absolutisht nga Tirana.
Kandidati i Tiranës është i shkëlqyer, është një garë e humbur që në fillim nga ky sharlatan përballë Belind Këlliçit.
Praktikisht nuk ka garë. Zoti Këlliçi është mbrojtës i interesave publike.



