Komisioni Hetimor për ‘TIMS’, caktohen 4 ekspertët/ Diskutime për thirrjen e Berishës si dëshmitar

Komisioni Hetimor për ‘TIMS’, caktohen 4 ekspertët/ Diskutime për thirrjen e Berishës si dëshmitar

Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka miratuar sot 4 ekspertët që do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të përgatisin kërkesat për informacion që do të dërgohen tek institucionet përkatëse.

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv tha:

Komisioni hetimor ka miratuar 4 ekspertët që do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të përgatisin kërkesat për informacion që do të çohen në institucione përkatëse. Më shumë se një orë komisioni u merr me procesverbalin e seancës së javës së kaluar.

Bëhet fjalë për një replikë mes kryetarit të komisionit dhe deputetes Blerina Gjylameti, sa i përket personave që do të thirren për të dëshmuar në këtë komision.

Salianji në mbledhjen e kaluar prezantoi listën e personave që do thirreshin. Në një debat, sipas Gjylametit, ka qenë me ironi, ajo ka kërkuar që të thirrej si dëshmirar edhe Berisha që është në arrest dhe nuk i lejohet të dalë. Dhe nëse do të dalë do të marrë pjesë, atëherë bie debate sa i përket çështjes së mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy