Të paktën një javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh që i jep fitoren Donald Trumpit ka shqetësuar sot tregjet duke qetësuar republikanin në fushatë në shtetin kyç të Floridas, ndërkohë që Barack Obama rrit përpjekjet për të mbështetur Hillary Clintonin.
Bursat kryesore evropiane janë hapur në rënie sot, në prag të mbylljes në rënie të Wall Street (-0,7%), më pas Bursat e Tokios (-1,76 për qind) dhe Hong Kong (-1,45 për qind) duke iu trembur një fitoreje të Donald Trumpit, sinonim për to i pasigurive të mëdha politike dhe ekonomike.
“Rreziku Trump ka ridalë në sipërfaqe dhe bashkë me të një shqetësim për mënyrën se si do ta drejtojë politikën në SHBA”, theksoi për agjencinë ”Bloomberg” Chihiro Ohta, një agjent i “SMBC Nikko Securities”.
Një sondazh nga ABC-”Washington Post” nxjerr kandidatin republikan për herë të parë në krye të sondazheve që prej muajit maj, me 46 për qind të votave kundër 45 për qind për Clinton.
Nga ABC, sondazhet e tjera japin gjithmonë në avantazh demokraten, por mesatarja e vendosur nga Real Clear Politics e vendos Clintonin vetëm 2,2 pikë para kundërshtarit (45,3 për qind nga 43,1 për qind) në nivel kombëtar.
“Do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai gjatë etapave në dy shtete historikisht demokrate, Pennsylvanie dhe Wisconsin duke shpresuar për të rrëmbyer një fitore për të vazhduar rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Pas rihapjes së papritur nga FBI të çështjes së email-eve të Clinton fundjavën e kaluar, ai denoncoi, pavarësisht mungesës së informacioneve në këtë kuadër, një kundërshtare të përballur me probleme gjyqësore në rritje.
Sot, ai duhet të ndjekë Hillary Clinton në Florida, shtet i nevojshëm për republikanin nësë dëshiron të fitojë, me tre mitingje të parashikuara në Majemi, Orlando dhe Pensacola.
Hillary Clinton do të jetë në Nevada dhe Arizona. Presidenti aktual demokrat, Barack Obama, me një popullaritet të lartë në fund të mandatit do të jetë sot në Raleigh (Karolinën e Veriut) nesër në Majemi dhe më pas në Jacksonville (Florida), të premten në Charlotte (Carolinë e Veriut) për të mbështetur kandidaten demokrate.



