Baçi: Pas 15 majit kreu i opozitës mund të bëhet Meta. Basha duhet t’u japë shpjegim të madh demokratëve (VIDEO)

Baçi: Pas 15 majit kreu i opozitës mund të bëhet Meta. Basha duhet t’u japë shpjegim të madh demokratëve (VIDEO)

Drejtori i Fax News, Agim Baçi është i mendimit se Edi Rama fushatën e madhe e bëri me qeverinë kur foli për rritje pagash dhe dha shpërblim për pensionistët dhe duke parë që përballë janë shkërmoqur, nuk ka nevojë të bëj takime.

Nga studio e MCN Live, Baçi përmendi dhe aplikacionin “Aktivisti” për të cilin tha se duhet të jetë disa shkallë më lartë se patronazhisti dhe se duhet të dijë shumë më shumë.

Përballë kemi Bashkë Fitojmë, PD duket se i ka lënë goxha hapësirë formacionit Bashkë Fitojmë. Duhet të jetë naivitet i madh nëse mendojnë se pas kësaj do i kërkojnë llogari Berishës.

Për mua ka qenë një paqartësi e grupit të drejtuar nga Alibeaj që nuk ka zgjidhur që në krye të herës se ku ndahet me Berishën, nëse do ketë marrëveshje, apo do jenë të ndarë në parti.

Shumë gjëra do ndahen në 15 maj. Mund të ketë një realitet tjetër ku kryetari i opozitës, mund të bëhet zoti Meta. Nëse shumica në Këshillat Bashkiakë janë të zotit Meta, me vota kështu i bie të jetë zoti Meta.

Berisha duket se po i përgatit terrenin që të jetë kandidat për Kryeministër. Do kemi dy të majtë, s’do të ketë më të djathtë. Ky është dëmi më i madh që po bën Berisha.

Dua të besoj se dhe marrëveshjet e fundit në negociata mes Alibeajt dhe Berishës mund të jenë prishur nga këmbëngulja e zotit Meta.

E ka zgjedhur shumica e demokratëve, nëse do ktheheshin te logoja e PD, marrëveshja do ishte qesharake dhe ku do mbetej Partia e Lirisë.

Sipas tij, ajo që mund të bënte PD-ja zyrtare është që të linte dhe të mos kishte asnjë justifikim asnjë nga kandidatët e sotëm të primareve që të justifikoheshim se nuk fituan se kishin garë brenda vetes.

Ai shtoi se aktivistët lokalë nuk kanë as oratorinë e Berishës dhe se janë tërhequr nga gara për të shmangur përplasjen në bazë të shkaktuar nga gjuha e urrejtës e Berishës.

Askush nuk i ka dhënë licencë Berishës që ti je kryetari i opozitës dhe kushdo tjetër që flet si opozitar nuk është. Berisha duhet të bashkonte çdo lloj përroi opozitar që sillte vota.

Alibeaj ka mëkatin e madh se ka menduar se zoti Berisha do tërhiqet në minutë të fundit. E kanë lënë të lirë.

Krijuan një kaos brenda militantëve, ku vetëm Berisha po mobilizohet, ndërsa pjesa tjetër po pret. E ka fituar gjë gjyqin Berisha e ka zgjidhur problemin me SHBA.

Këta të Foltores më mirë të thonë që nuk pyesin për SHBA. Politikanët që nuk mbajnë qëndrime politike tregojnë se parlamentin e kanë si ndërmarrje dhe nuk janë treguar si politikanë duke marrë vendime.

Lulzim Bashën e shoh në shtëpi. Duhet tu japë një shpjegim shumë të madh demokratëve çfarë ka ndodhur në 8 vjet me Berishën, sa vendime ka marrë vetë dhe sa me Berishën.

Si deputet ka të drejtë të dalë, por duhet të shpjegojë se nuk është deputet i thjeshtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy