Kishin kthyer lokalet në bazë bixhozi, procedim penal për pronarët

Kishin kthyer lokalet në bazë bixhozi, procedim penal për pronarët

Gjatë një aksioni të policisë, për dy pronar lokalesh në Lezhë dhe Mirditë ka filluar procedim penal, pasi kishin kthyer ambientin në një sallë lojërash fati.

Sipas njoftimeve të policisë ata kishin sajuar ambientin e lokalit në ambient për të luajtur poker.

Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar të gjitha sendet e gjetura.

Materialet i kanë kaluar prokurorive të retheve për shtetasit e proceduar, pasi janë ndaluar nga Neni 197 i Kodit Penal.

Njoftimet e policisë

Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.A, vjeç 30, banues në Shënkollë, pasi dyshohet se në Shënkollë, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa liçencë dhe ka vënë në dispozicion lokalin për lojëra të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 televizor, 1 aparatur antenë parabolike, 2 monitor kompjuteri, 1 pajisje lazer për skanim dhe 2 pajisje për printim bileta të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 25.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.R, vjeç 27, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se në Rrëshen, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 tavolinë pokeri, 2 kuti letra bixhozi, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy