
Temperaturat po bien ndjeshëm dhe tani duhet të përballemi me virozat e stinës. Dy vitet e fundit pandemia e ka nxjerrë sistemin tonë imunitar "jashtë stërvitjes", duke e bërë atë më pak agresiv në mbrojtjen nga sëmundjet sezonale. Por, disa ilaçe natyrale mund të jenë të dobishme për të forcuar mbrojtjen dhe për të qetësuar sëmundjet që lidhen me ftohjen dhe gripin, tipike të kësaj stine.
Vitamina C- Është aleati i parë që na vjen në mendje kur mendojmë se si të forcojmë mbrojtjen tonë imune. Trupi ynë nuk e prodhon atë, ndaj duhet ta marrim me ushqim, veçanërisht nga bimët. Disa fruta janë shumë të pasura me të, duke përfshirë rrushin kivin, agrumet. Mes perimeve, spikasin specat, lakrat dhe brokoli, lakra e Brukselit, spinaqi dhe perime të tjera me gjethe jeshile. Për të përfituar sa më shumë nga këto ushqime, duhet t'i konsumoni të freskëta dhe, nëse është e mundur, të papërpunuara.
Mjalti- Falë vetive antibakteriale, majlti është një kurë e vërtetë për fytin dhe për mirëqenien tonë të përditshme. Mund të konsumojmë një lugë në mëngjes, të përzier me disa pika lëng limoni, për të lehtësuar dhimbjet e fytit, ose ta tretim në qumësht për të qetësuar kollën para se të flemë natën. I përzier me pak kos është i dobishëm edhe për qetësimin e skuqjes së buzëve dhe lëkurës, të plasaritur nga i ftohti. Një tjetër produkt bletësh me një efekt të fuqishëm është propolisi, të cilin insektet e përdorin për të izoluar kosheren nga infeksionet e jashtme.
Xhinxher-Me shijen e tij pikante, kjo rrënjë ka efekte stimuluese në sistemin imunitar. Nëse mund ta konsumoni të freskët, duke e përzier me sallatën, ose ta përgatisni si çaj duke e zier me ujë të valuar. Përveç ndihmës për sistemin imunitar, xhinxheri ka një efekt qetësues në dhimbjet e kyçeve, stimulon tretjen dhe ka një efekt kundër të përzierave.



