
Ka startuar sfida mes Besiktas dhe Tiranës, e vlefshme për turin e dytë në Conference League, e cila transmetohet në ekranin e MCN TV. Pas kualifikimit në Gjeorgji, Tirana do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe në Turqi, aty ku përballë do të ketë një kundërshtar të vështirë, siç është Besiktasi. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që duan me çdo kusht rezultat pozitiv. Për nënkampionët e Shqipërisë, edhe një barazim në transfertë, do të ishte rezultat i shkëlqyer.



