Fushë Krujë, golfi e bën rrugën me indietro, Policia Rrugore e merr me të qeshur (VIDEO)

Fushë Krujë, golfi e bën rrugën me indietro, Policia Rrugore e merr me të qeshur (VIDEO)

Një fan page në rrjetin social Facebook, që here pas here publikon video gazmore, “Budalliku Nivel Expert” ka goditur sërish. Në një video të publikuar disa orë më parë shihen disa shtetas të huaj që po filmojnë në një nga akset rrugore pranë Fushë Krujës, ajo që kanë përballë të lë pa fjalë. Përball tyre një automjet i bardhë, i tipit Golf 2, ecën me indietro për një distancë të konsiderueshme, gjë që i bën të plasin gazit.

 

Por në horizont shihet edhe një postbllok i Policisë Rrugore  dhe nga komentet e personave që filmojnë pritet që golfi të ndalet nga efektivët. Në fakt nuk ndodh kështu, automjeti që ka bërë me qindra metra me indietro (ndoshta edhe shumë më shumë) vazhdon rrugën i pashqetësuar nga Policia Rrugore, madje këta të fundit, sipas personave që po filmojnë, e morën me të qeshur pa provuar fare që ta ndalnin duke i kthyer shpinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy