Basha: Rama i hoqi gratë nga Parlamenti, futi kriminelë në vend të tyre

Basha: Rama i hoqi gratë nga Parlamenti, futi kriminelë në vend të tyre

Gjatë një bashkëbisedimi me gratë në çadrën ku PD-ja proteston prej 3 javësh, kryedemokrati Basha tha se 8 Marsi në Shqipëri duhet të jetë një ditë proteste. Basha tha se është koha për protestë dhe bashkim për të bërë të mundur të drejtat e grave.

“Breza të tërë shqiptarësh u rritën me gënjeshtrën komuniste se 8 Marsi është festa e grave, në fakt 8 Marsi nuk është ditë feste në asnjë vend të botës, as në vendet ku të drejtat e grave respektohen dhe dinjiteti i grave është i garantuar jo vetëm me ligj por dhe dhe në jetën e përditshme, 8 Marsi është një ditë proteste dhe përkujtimi. Është ditë protestë në të gjitha vendet dhe shoqëritë kur gratë, nënat, motrat, bashkëshortet tona nuk i kanë të garantuara në jetën e përditshme të drejtat kyshtetuese dhe legjitime që u jep ligji. Të drejtën për dinjitetin e tyre, për pagën e barabartë, për punën e barabartë, të drejtën për punësim dhe mbështetje. Koha për të festuar të drejtat e grave është akoma larg, sot është koha për protestë dhe bashkim. Në krye të saj kanë qenë dhe janë grate”, tha ai.

Basha tha se Rama ka instaluar modelin e gabuar, duke futur në Kuvend e administratë kriminelë dhe trafikantë të vajzave dhe grave shqiptare rrugëve të Europës.

“Demokracia fasadë, parlamenti fasadë, qeverisja fasadë rëndon mbi të gjithë mbi gratë shqiptare. E kemi parë si në parlamentin e Shqipërisë gratë deputete u spostuan për t’u bërë vend kopukëve, kriminelëve të dënuar pikërisht për akuzat e rënda dhe veprat e përbindshme të trafikimit të qënieve njerëzore, kryesisht të trafikimit të nënave dhe motrave shqiptare. Një qeveri dhe kryeministër që e ka gojën plot kur vjen fjala për të drejtat e grave, por në fakt e ka bilancin e zi”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy