Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan gjatë një fluturimi stërvitor.
Helikopteri është rrëzuar mëngjesin e kësaj të marte, teksa po kryente fluturime në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.
“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.



