
Një gjykatë në Moskë vendosi nën sekuestro pronën dhe llogaritë bankare të nëndegës ruse të Google. Vendimi është një masë paraprake ndaj një vendimi të mundshëm gjyqësor për padinë e Google ndaj një nëndege të kompanisë Gazprom-Media.
Asetet e Google në Rusi vlerësohen në rreth 500 milionë rubla (6.6 milionë dollarë).
Nëndega e Gazprom-media, kompania GPM Entertainment TV, e ka paditur Google pasi kjo refuzoi t’i aksesin në kanalin e kësaj kompanie në YouTube.
Në fillim të marsit, Google bllokoi kanalet në YouTube të disa mediave të financuara nga shteti rus në Evropë dhe çaktivizoi programin që u bën të mundur të gjenerojnë fitime blogerëve rusë, përfshirë në YouTube.



