Përvetësoi paratë për ndërtimin e murit me Meksikën, arrestohet ish-këshilltari i Trump (VIDEO)

Përvetësoi paratë për ndërtimin e murit me Meksikën, arrestohet ish-këshilltari i Trump (VIDEO)

Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim gjatë fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit-kufi SHBA-Meksikë.

Sipas BBC, ish-këshilltari dhe tre persona të tjerë, akuzohen se kanë përvetësuar fondet duke përdorur metoda të ndryshme. E gjitha erdhi pas fushatës që këta ngritën për të ndërtuar murin ndarës me Meksikës në kufi, pasi shumë meksikanë janë problematikë menjëherë sapo hyjnë në SHBA.

Ndërtimi i murit ka qenë edhe një premtim i Donald Trump në fushatën e vitit 2016, ndërsa deri më tani Bannon dhe tre personat e tjerë kishin mashtruar qindra donatorë duke grumbulluar 25 milionë dollarë, tha Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Thuhet se Bannon përvetësoi më shumë se 1 milion dollarë, një pjesë e të cilëve i përdorte për shpenzimet personale. Për këtë arsye në ditët në vijim ai do të dalë para gjykatës.

Audrey Strauss, Ushtruesi i Detyrës së Avokatëve së SH.B.A-ve për Qarkun Jugor të New York (SDNY), tha se Banon dhe tre personat e tjerë; Brian Kolfage, Andreë Badolato dhe Timothy Shea kishin "mashtruar qindra mijëra donatorë, duke përdorur pretekstin se paratë do të përdoreshin të gjitha për ndërtimin e murit”.

Bannon kishte marrë më shumë se 1 milion dollarë nëpërmjet një organizate jofitimprurëse që ai kontrollonte, ndërsa Kolfage, që është edhe themeluesi i “We Build the Wall”, shqip ‘Ne Ndërtojmë Murin’, fshehu 350,000 dollarë për përdorimin e tij personal.

‘Bannon dhe tre të tjerët e filluan skemën në Dhjetor 2018’,- tha Departamenti i Drejtësisë.

Të katër të pandehurit akuzohen për komplot, me qëllim mashtrimin për pastrim parash. Dënimi maksimal për veprën e kryer mund të shkojë në 20 vjet për secilin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy