Refugjatë nga Gaza në Shqipëri? Gjinishi: Gati akomodimi në 20 mijë apartamente (VIDEO)

Refugjatë nga Gaza në Shqipëri? Gjinishi: Gati akomodimi në 20 mijë apartamente (VIDEO)

Shqipëria mund të bëhet strehë për mijëra palestinezë që kanë ikur nga zona e luftës, njësoj siç ndodhi me muxhahedinët dhe refugjatët afganë.

Me arritjen e marrëveshjes me Izraelit dhe Hamasit pritet që banorët e Gazës të kthehen në enklavën palestineze, por një pjesë mund të akomodohen në vendin tonë.

Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane tha në emisionin Zonë e Lirë në MCN se ditët e fundit gjeneralmajori palesinez Gibril Rajub është takuar me kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berishën, të cilët e kanë pranuar kërkesën.

Një personazh interesant palestinez ka qenë në Shqipëri këto ditë, Gibril Rajub, gjeneralmajor. Ka dy ardhje në 30 ditë. Ky ka qenë në një aktivitet në Pallatin e Kongreseve më 17 dhjetor, me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Ka edhe një takim tjetër më pas. Në 6 janar u takua me Edi Ramën në orën 11:00 dhe në orën 1:00 në Rogner me Berishën. Problemi është çfarë është diskutuar. Tre çështje të rëndësishme, mundësi akomodimi të refugjatëve të Gazës në Shqipëri, dhe vendosjen në apartamente boshe.

Sipas Gjinishit është folur për blerjen e 20 mijë apartamenteve vetëm në Tiranë, ku donator do jetë Bashkimi Evropian dhe kostoja do jetë 800 euro për metër/katror.

Janë diskutuar edhe zonat ku mund të vendosen. Mendohet se 20 mijë apartamente bosh në Tiranë është kërkuar të jenë në dispozicion të këtyre refugjatëve. Këto apartamente do blehen. Është folur për blerjen e 20 mijë apartamenteve dhe donator do jetë BE. Çmimi do jetë 800 euro për metër katror. 20 mijë apartamente janë vetëm në Tiranë".

Gjinishi thotë se lëvizjet e para kanë nisur me ardhjen e një familje palestineze prej 5 vetësh dhe kurimin e një fëmije në spitalin Nënë Tereza, njoftim I dhënë nga vetë kryeministri ditët e fundit. Një ditë më parë Shqipëria përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e cilësua atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy