
Bujar Hasa, ish- prefekti i Fierit është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme.
Sipas bluve të qytetit të Fierit, ai u ndalua pasi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim".
Në bazë të operacionit të koduar "kanadezi", Hasa në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 mijë dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 mijë eurosh.
Në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim".



