Koalicioni i Organizatave dhe Grupimeve të Shoqërisë Civile, me fokus shërbimet shëndetësore kanë reaguar duke kundërshtuar projektligjin për sponsorizimet. Tanush Çaushi, drejtues i Fondacionit Pema e Jetës, tha në studion e MCN TV se shërbimi shëndetësor rehabilitues nuk ofrohet në qendrat shëndetësore, por nga ana tjetër edhe shoqatat duhet të jenë transparente.
Te shëndeti nuk është investuar. Rehabilitimi fizik nuk jepet si shërbim në qendra. Në ato pak që ka nisur të ofrohet, shërbimi nuk është cilësor. Pacientët që ne kemi ndeshur shkojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Pra, janë hedhur lekë dhe nuk jepet shërbimi. Qeveria duhet t’i kthejë sytë nga shëndetësia. E dyta është inovacioni dhe shkenca.
Vetëm 17 qendra shëndetësore parësore ofrojnë shërbim. Ne kemi survejuar 10 qendra në Tiranë dhe 2 prej tyre ofronin fizioterapi. Por kur shkuam dikush nuk kishte dhomë për fizioterapi, dikush e kishte në kat të fundit. Përqindja optimale për shëndetësinë është 20%. Ky duhet të ishte niveli optimal. Qeveria nuk ofron shërbime dhe kjo kërkon ndërhyrjen e shoqatave. 20% është një praktikë që aplikohet.
Edhe organizatat duhet të jenë transparente. Të mos i shohin fondet si para që mbulohen me fatura, por si mundësi për të ofruar realisht shërbime.



