Kur aborti ndalohej me ligj dhe paguhej taksë për beqarinë (VIDEO)

Kur aborti ndalohej me ligj dhe paguhej taksë për beqarinë (VIDEO)

Të bëhesh nënë është gëzimi më i madh i jetës. Sot, një femër e përcakton vetë momentin kur do të sjellë në jetë një fëmijë. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Legalizimi i abortit në vitin 1995 dhe politikat e planifikimit familjar u dhanë femrave mundësinë të zgjedhin kohën dhe numrin e fëmijëve që duan.

Gjatë regjimit komunist, aborti ishte i ndaluar me ligj.

Si një vend i sapodalë nga lufta, Shqipëria nën regjimin komunist, i dha përparësi rritjes së numrit të popullsisë dhe rrjedhimisht edhe fuqisë punëtore.

Krahas ndalimit me ligj të abortit, në të njëjtën mënyrë ndalohej edhe importi i kontraceptivëve.

Qeveria komuniste i nxiste lindjet me incentiva, duke i shpërblyer financiarisht nënat me shumë fëmijë.

Megjithatë, kjo nuk e zhduku abortin si fenomen.

Në kushtet e një shtatzënie të padëshiruar, shumë gra u drejtoheshin mjekëve ose mamive që kryenin aborte në mënyrë të fshehtë.

Të tjera zgjidhnin metoda kontraceptive me mjete rrethanore apo provokonin vetë aborte.

Nuk kanë qenë të pakta femrat, që në të tilla kushte humbën mundësinë për të pasur fëmijë të tjerë ose edhe jetën.

1-2 gra në muaj vdisnin në përpjekje për të abortuar. 

Aborti është ende një temë debati në shumë shoqëri demokratike dhe në komunitete fetare.

Megjithatë, ai i jep një gruaje të drejtën për të vendosur vetë se kur bëhet nënë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy