Tërhiqet Trump, SHBA dhe Kina ndalojnë luftën tregtare (VIDEO)

Tërhiqet Trump, SHBA dhe Kina ndalojnë luftën tregtare (VIDEO)

Uashingtoni dhe Pekini bien dakord për të hequr dorë nga çdo luftë tregtare dhe tërhiqen nga vendosja e tarifave mbi njëri tjetrin, njofton media shtetërore kineze. Lajmi vjen pas bisedimeve të nivelit të lartë në kryeqytetin e SHBA dhe pas muajsh të tërë tensionesh mbi atë që Presidenti Donald Trump e ka quajtur si një marrëdhënie tregtare të padrejtë midis dy gjigantëve ekonomikë.

Zëvendëskryeministri Liu He, i cili udhëhoqi negociuesit kinezë në Uashington, i tha agjencisë “Xinhua”: “Të dy palët arritën një konsensus, nuk do të bëjnë një luftë tregtare dhe do të ndalojnë rritjen e tarifave doganore ndaj njëri-tjetrit”. Liu e quajti marrëveshjen një “domosdoshmëri”, por shtoi: “Në të njëjtën kohë duhet të kuptohet se shkrirja e akuljve nuk mund të bëhet brenda një dite, zgjidhja e problemeve strukturore të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy vendeve do të marrë kohë.”

Sipas një deklarate të mëparshme të përbashkët, të lëshuar në Uashington, Pekini do të “rriste ndjeshëm” blerjen e mallrave amerikane, por kjo deklaratë nuk jepte shumë detaje. Qetësimi i dukshëm i situatës vjen pas muajsh tensionesh në rritje, që kanë vendosur tregjet në ankth mbi frikën e një lufte tregtare të dëmshme. Trump ka kërcënuar vazhdimisht kundër deficitit tregtar të vendit të tij me Kinën, duke e përshkruar atë si një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.Bisedimet në Uashington ishin midis delegacioneve të udhëhequra nga sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendëskryemnistri kinez, Liu, të cilët gjithashtu u takuan të enjten me Trump.

Palët u takuan më herët edhe në Pekin. “Ka pasur një konsensus për marrjen e masave efektive për të reduktuar ndjeshëm deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara në mallrat me Kinën”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kishin një deficit tregtar prej 375.2 miliardë dollarë me Kinën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy