Vetëm disa ditë pas sulmit makabër në Nice dhe pas disa arrestimeve seri nga ana e autoriteteve franceze, këto të fundit kanë raportuar paraditen e së dielës e se kanë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë që dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Lidhjen e dy të arrestuarve më të fundit me sulmin, në limitet e çmendurisë, të Mohamed Lahouaiej - Bouhlel e konfirmojnë burime në brendësi të drejtësisë franceze. Gjithashtu këto arrestime e çojnë numrin e të ndaluarve në 7, ku nga këta të fundit është bërë publik vetëm identiteti i bashkëshortes të atentatorit që shkaktoi më shumë se 80 viktima në Nice.
Më herët, pak pas sulmit, autoritetet franceze kanë thirrur në detyrë 12,000 policë rezervistë me qëllim rritjen e masave të sigurisë në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, lidhur me ngjarjen në Nice, nga hetimet e policisë franceze rezulton se Mohamed Lahouaiej – Bouhlel kishte vizituar vendin ku kreu aktin mizor, “Promenade des Anglais”, dy ditë para sulmit.
Për më shumë
Sulmi në Nice, dëshmitari filmon ekzekutimin e agresorit nga ana e policisë (VIDEO)
Përgjaket Franca, 84 të vdekur në Nice
Tragjedia në Nice të Francës nuk kurseu as fëmijët
Riprodhimi në 3D i atentatit në Nice. Ja si veproi vrasësi (VIDEO)



