Escobar: Asociacioni obligim ligjor për Kosovën. S’mund t’i ikë asnjë parti apo individ!

Escobar: Asociacioni obligim ligjor për Kosovën. S’mund t’i ikë asnjë parti apo individ!

Zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, e ka bërë të qartë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një detyrim ligjor për të gjitha palët, dhe s’mund t’i ikë asnjë parti apo individ.

“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Prandaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”.

Kujtojmë që më herët Escobar deklaroi se nëse qeveria Kurti nuk bëhet pjesë e procesit për Asociacionit, atëherë do diskutohet me “partnerë alternative”.

 “Këta janë partnerët nga të cilët do të filloj të kërkoj që të na ndihmojnë t’i krijojmë disa ide dhe të demistifikojnë dhe t’i lehtësojnë disa nga frikët që njerëzit mund t’i kenë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy