Policia e Lucernës në Zvicër ka vënë në pranga një shqiptar për trafikim droge.
Mediat italiane shkruajnë se një 22-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçar francez u arrestuan në Ebikon, pasi gjatë një kontrolli në makinën me të cilën udhëtonin, u gjet një sasi prej 2 kg kokainë.
Dy personat e mësipërm u arrestuan pas kontrolleve rutinë, që çuan në zbulimin e drogës.



