Armenia shpall gjendjen e luftës me Azerbajxhanin (VIDEO)

Armenia shpall gjendjen e luftës me Azerbajxhanin (VIDEO)

Armenia deklaroi gjendjen e luftës dhe ka mobilizuar ushtrinë pas shpërthimit të dhunës me Azerbajxhanin mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Luftime të ashpra midis dy vendeve armike shpërthyen të dielën, pasi ata fajësuan njëri-tjetrin për përshkallëzimin e dhunës që solli disa viktima.

Armenia akuzoi Azerbajxhanin fqinj për sulmimin e vendbanimeve civile në Nagorno-Karabak - i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga forcat armene - përfshirë qytetin kryesor të Stepanakert. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se forcat e saj rrëzuan dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre dronë në përgjigje të një sulmi.

Por Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se nisi një "kundërsulm për të shtypur veprimtarinë luftarake të Armenisë dhe për të garantuar sigurinë e popullsisë", duke përdorur tanke, raketa artilerie, aviacion luftarak dhe dronë. Ministria tha se një helikopter i Azerbajxhanit ishte rrëzuar, por ekuipazhi i tij kishte mbijetuar.

"Ka njoftime për të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve dhe ushtarakëve", tha Hikmet Hajiyev, zëdhënësi i presidencës Azerbajxhanase në një deklaratë.

Në një deklaratë në Facebook, kryeministri armen, Nikoll Pashinyan, tha "qeveria ka vendosur të shpallë ligjin ushtarak dhe një mobilizim total", duke u thënë qytetarëve që "të bëhen gati për të mbrojtur atdheun tonë të shenjtë".

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërkohë, tha në një fjalim televiziv drejtuar kombit se "ka humbje midis forcave azerbajxhanase dhe popullsisë civile si rezultat i bombardimeve armene".

Ai paralajmëroi se ata që përdorin taktikat e frikësimit kundër vendit të tij do të pendohen, duke shtuar se Azerbajxhani mbron tokat e tij dhe Nagorno-Karabaku i përket asaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy