Qeveria ushtarake e Mianmarit do të lirojë 5.864 të burgosur, mes tyre 180 të huaj, në një amnisti që shënon ditën e pavarësisë së kombit të Azisë Juglindore, njoftoi media shtetërore të shtunën.
Mianmari ka qenë i përfshirë në trazira që nga fillimi i vitit 2021, kur ushtria përmbysi një qeveri të zgjedhur civile dhe shtypi me dhunë protestat pro-demokracisë, duke shkaktuar një rebelim të armatosur mbarëkombëtar.

Junta ka thënë se do të mbajë zgjedhje këtë vit, por plani është dënuar gjerësisht nga grupet opozitare si një mashtrim.
Mes e atyre që janë ende të burgosur nga junta është edhe ish-udhëheqësja e vendit, fituesja e çmimit Nobel, Aung San Suu Kyi.
79-vjeçarja po vuan një dënim prej 27 vitesh lidhur me 14 akuza penale që variojnë nga nxitja dhe mashtrimi zgjedhor e deri te korrupsioni.



