“Gjici”, Artan Hoxha:  Marrëdhënia intime shkelje etike, problemi qëndron tek qentë

“Gjici”, Artan Hoxha: Marrëdhënia intime shkelje etike, problemi qëndron tek qentë

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se çështja është në hetim nga SPAK dhe se nuk mendon se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Sipas tij, megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty, marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike dhe se problemi është projekti mbrapa për qentë. “Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit dhe pastaj. Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territor ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është keqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambienteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra nuk kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës. Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill, por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy