Inteligjenca amerikane: Putini po përgatitet për një luftë të gjatë

Inteligjenca amerikane: Putini po përgatitet për një luftë të gjatë

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, me fitoren në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit.

Kjo deklaratë vjen, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.

Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin.

Por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i inteligjencës kombëtare, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA të martën se Putini ishte ende duke synuar "të arrijë qëllime përtej Donbasit", por se ai "përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy