Çfarë sjellin ndryshe partitë e reja në Kuvend?/ Qori: Lëvizja "Bashkë" do të çojë më shumë drejtësi shoqërore dhe solidaritet

Çfarë sjellin ndryshe partitë e reja në Kuvend?/ Qori: Lëvizja "Bashkë" do të çojë më shumë drejtësi shoqërore dhe solidaritet

Javën e ardhshme nis punën legjislatura e re e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Mes deputetëve të rinj do të jenë edhe përfaqësues të partive të reja politike, si Lëvizja “Bashkë”, e cila për herë të parë do të ketë përfaqësim në Parlament.

Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “MCN Informacion”, u shpreh i bindur se deputeti Redi Muçi, i përzgjedhur me votim të fshehtë nga anëtarësia, do të përfaqësojë me dinjitet dhe besnikëri idealet e lëvizjes.

Jam krenar për vendimin që kemi marrë si lëvizje pwr tw vendosur Redi Muçin.

 E nisi me propozimin tim, por më pas u konfirmua me votë nga aktivistët.

 Kemi 14 vite që njohim njëri-tjetrin, ndaj besimi ynë është i plotë, jo vetëm tek ai si person, por edhe tek idealet e përbashkëta që na bashkojnë.

 Jam i gëzuar dhe pa asnjë dyshim që Redi Muçi do të jetë një përfaqësues i denjë në Kuvend. 

Qori theksoi se pjesëmarrja e Lëvizjes “Bashkë” në Kuvend është një përgjegjësi e madhe dhe jo një privilegj, dhe se qëllimi kryesor është sjellja e një politike të re të bazuar në drejtësi shoqërore, solidaritet dhe përfaqësim real të qytetarëve.

Do të luftojmë për idealet tona brenda dhe jashtë parlamentit.

 Ne besojmë në një politikë që nuk vendos interesin personal mbi gjithçka, por atë kolektiv, të përbashkët. Kemi nevojë për një politikë që i shërben shoqërisë dhe që përqendrohet në fuqizimin e njerëzve. 

Deputeti Muçi do të jetë një mbrojtës i të drejtave themelore të qytetarëve dhe një shembull i angazhimit qytetar dhe politik me integritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy