
Zhvillimet e fundit mes dy vendeve Shqipëri e Kosovë, pas betimit të Kabintetit Qeveritar ‘Rama 3’, u përfolën në analizën e kryetarit të Komisionit për politikë të jashtme, Haki Abazi, përmes skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV. Abazi, në gjykimin e tij, vlerësoi se pavarësisht mospajtimeve në çështje të ndryshme, qëndrimi mes dy vendeve është konsistent.
“ Pavarësisht të gjithave ka qenë një qëndrim konsistent, duhet të insistoj se nuk është marrëdhënie mes dy vendeve , por marrëdhënie, me këtë rast përcaktimi i vet kryeministrit Rama për një agjendë rajonale që nuk është për Kosovën, në përputhje me procesin e Berlinit. E klauara është e rëndësishme, sidomos njohja e gjenocidit që është bërë këtu, sepse kur nuk pranon të kaluarën dhe nuk njeh Kosovën si shtet i pavarur, atëherë Serbia tenton qe me metoda të ndryshme të ndërroj kahje, dhe ne nuk do të lejojmë që të jetë forma dhe formati i bashkëpunimit rajonal në këtë mënyrë”.
Abazi, e vlerësoi si skandaloze kritikat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe i quajti të panevojshme të hidhen teori për konspiracione kundrejt kryeministrit Kurti.
“Shqipëria dhe Kosova pavarësisht se kush është në pushtet, janë dy pjesë të një terësie, kështu që është i mirëpritur komunikimi i fundit pas atij skandali që ndodhi në konferencën për shtyp me Merkel, që pavarësisht se befasoi, ashtu edhe hidhëroi shumë njerëz në Kosovë, duke vendosur në një presion të jashtëzakonshëm. Ishte skandal, sepse ishte e panevojshme që në një vizitë lamtumirëse të përdorej dhe të kritikohej më një ton të tillë Kosova dhe të hidhet teori për konspiracione të ndryshme”.
Në analizën e tij, Abazi tha se historikisht të dy vendet nuk kanë prezantuar qëndrime të përbashkëta, dhe kjo në një farë mënyre i ka shërbyer Serbisë.
“Ne duhet të pajtohemi për tu mos pajtuar ndonjëherë për çështje që i shohim në qëndrime të ndryshme, por jo në marrëdhënie me te tjerët dhe të drejtojmë gishtin ndaj njëri tjetrit.
Ndërsa si te fragmentuar e kemi parë historikisht duke mos prezantuar qëndrime të përbashkëta, sidomos kundrejt Serbisë e cila ka përdorur çdo forma të tjera për interes të saj kundër nesh”.



