Paketa anti KÇK/ Reagon Kryemadhi: Kryeministri ynë i lodhur sot bëri monolog

Paketa anti KÇK/ Reagon Kryemadhi: Kryeministri ynë i lodhur sot bëri monolog

Për kryetarin e LSI, Monika Kryemadhi ajo që u prezantua sot nga kryeministri Rama është lançimi i policisë politike.

Në një deklaratë për shtyp, sipas Kryemadhit, Rama ka zaptuar Shqipërinë duke e kthyer në diktaturë.

Kryemadhi u shpreh se shefi i qeverisë  tha se po provokon me KÇK, ndërkohë që po ngrihet SPAK dhe BKH.

Gjithashtu ajo theksoi se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

‘Zhgënjimet nga Edi Rama sa vjen dhe po shtohen. Çdo ditë e më shumë në sytë e qytetarëve shqiptarë shihet sesi sabotuesi po shkatërron Reformën në Drejtësi.

Pikërisht sot që po ngrihej SPAK, kryeministri në ikje, kryeministri i lodhur, po na tregon ngritjen e KÇK-së, krijimin e policisë politike.

Kemi pasur një polici tradhëtare ndaj qytetarëve. Kemi parë si vrasës dhe përdhunues kanë dhe ngrënë e kanë pirë më drejtues të qeverisë shqiptare, kemi parë që nxirren fëmijët më gaz lotsjellës që në mëngjes.

Me deklaratën e tij që do të përjashtojë nga grupi i PS, këdo që nuk voton paketën e tij KÇK, tregoi edhe njëherë orientimin përfundimtar që ai po i jep Shqipërisë për ta kthyer në diktaturë.

Veprat e tij korruptive jo vetëm që i dalin në ëndërr por nuk e lënë as të flejë.

Sot, interpretim i tij shumë i lodhur dhe jo profesional, po me vë në dyshim edhe aftësitë e tij si pedagog dhe student në Akademinë e Arteve.

E pamë sot kryeministrin sesi kërkonte të hidhte parfum në gropën e madhe që i ka bërë Shqipërisë.

Foli për koncensionet si një projekt i suksesshëm, por nuk foli për mungesën e sigurisë juridike për investitorët e huaj, nuk foli si po abuzon me skemat e buxhetit të shtetit.   Edi Rama kërkon të vendosë në kolateral paratë e shtiparëve.

Dëgjuam sot 2 orë një kryeministër që bënte monolog sepse nuk e dëgjon asnjë shqiptar, të gjithë thërrasin ‘Rama ik’, si në stadium.

Minutat e tij po mbarojnë por ne nuk do lejojmë që me minutat e tij të mbarojë edhe Shqipëria’ , tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy