
Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e njohur për hyrjen e saj në studio televizive në muajin mars gjatë lajmeve me një tabelë në duar ku denonconte luftën e nisur kundër Ukrainës nga Presidenti rus Vladimir Putin, u arrestua sërish për t’u liruar pas disa orësh.
Riarrestimi i gazetares 44-vjeçare erdhi pak ditë pas protestës së saj pranë selisë së Kremlinit, ku me një pankartë në duar ajo u kthye për të kritikuar ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe Presidentin Putin.
Dy oficerë e ndaluan gazetaren ndërsa ajo ishte jashtë me një biçikletë dhe e futën në një furgon të bardhë.
Ishte vetë Ovsyannikova ajo që dha lajmin për veten pak më vonë, duke postuar foto të saj me dy qentë e saj në faqen e saj në Facebook.
Kam dalë në shëtitje me qentë e mi, por sapo kam dalë nga porta më janë afruar njerëz me uniformë. Tani jam ulur në Ministrinë e Punëve të Brendshme Krasnoselsky.
Kështu shkroi gazetarja në Facebook, duke iu referuar një stacioni policie në një zonë të Moskës.
Tre orë më vonë, Ovsyannikova tha se ishte liruar.
Jam në shtëpi, është në rregull. Por tani e kuptova që është më mirë të dilni me një valixhe dhe një pasaportë jashtë.



