
Ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski, të vendoset në arrest shtëpiak, pasi u plagos nga të burgosurit gjatë kohës kur po qëndronte në paraburgim.
Gjykata e Shkupit mori vendim më 22 shkurt se Janakieski duhet të bëjë paraburgimin në shtëpi për 30 ditë, pasi ish-ministri ka bërë ankesë pas incidentit.
Janakieski, që është në proces gjyqësor për ngjarjet e dhunshme në Parlament më 2017, pësoi disa lëndime trupore më 21 shkurt nga të burgosurit.
Pas incidentit, kryeministri Zoran Zaev detyroi shefin e burgut, Gjoko Kotevski, të japë dorëheqje.
Spiro Ristovski, ish-ministër i Edukimit u raportua se kishte pësuar lëndime po ashtu gjatë paraburgimit. Ai u zhvendos në një zonë tjetër të paraburgimit.
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut më 20 shkurt kanë arrestuar ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe dy ish ministrat e qeverisë së kaluar, për rolin e tyre në hyrjen me forcë në Parlament më 2017. Të akuzuarit kishin mohuar akuzat.



