Gazetari Mariglen Kume komentoi në studio zhvillimet e fundit në kampin e opozitës. Kume tha se në zgjedhjet e 11 majit, PD nuk priste fitore dhe e njëjta gjë po përsëritet edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Të thuash që i ka shitur është jo realiste. Fryma nuk ka qenë në asnjë moment që opozita të kishte gjasa të fitonte. Por Berisha u investua që të mos kishte zëra brenda PD që t’i kërkonin të mbante përgjegjësi.
Kume tha se opozita do të duhej të ishte më mbështetëse për drejtësinë, por akuzat në drejtim të saj nuk kanë munguar.
Do të duhej të kishim një opozitë inkurajuese për drejtësinë. Por shpesh nga ajo foltore e opozitës dalin akuzat më të rënda për drejtësinë. Sulmet më të ashpra, drejtësisë i kanë ardhur nga opozita.



