
Në datën 26 korrik 2017 në mbledhjen këshillit bashkiak të Tiranës u votua ndër të tjera me shumicë votash edhe vendimi për rritjen e cmimit të ujit të pijshëm. Por, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, 6 këshilltarë të majtë kishin lënë mandatin për t’u betuar si deputetë dhe 6 të tjerë zunë vendet e tyre.
Por, zgjedhjet e qershorit ndryshuan edhe rrjedhën e votave në bashki, ku LSI në opozitë, nuk votoi për plotësuar shumicën për certififikimin e këshilltarëve e rinj. Në këtë situatë këshilltari i djathtë, Fabjan Topollaj depozitoi në gjykatën administrative një padi për pavlefshmërinë e mandatit të tyre si këshilltarë, rrjedhimisht edhe të votave. Ndërsa këtë të premte Gjykata administrative ka dhënë vendimin në favor të Topollajt.
Vendimi të cilit i referohet Topollaj është i gjykatës së shkallës së parë dhe nëse bashkia e ankimon do të pritet deri në vendimarrjen e Gjykatës së Apelit. Nëse kjo e fundit do të lerë në fuqi vendimin, atëherë këshilli bashkiak do të duhet të anulojë të githa vendimet e 6-mujorit të fundit.



