
NATO shprehet e shqetësuar për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit për tërheqjen e trupave nga kufiri.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se, “Jemi të shqetësuar se Rusia po kërkon një pretekst për të sulmuar Ukrainën”.
Duke folur nga Brukseli, ai shtoi se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se çdo vendim për anëtarësimin në NATO varet nga aleatët dhe vendet aspirante dhe askush tjetër.
Sipas tij, është e drejta e çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet, duke e cilësuar diçka absolutisht themelore për sigurinë europiane dhe transatlantike që duhet respektuar.



