Vrasja e ish-kryepolicit/ Ministri Xhafaj mbledh urgjent drejtuesit e policisë dhe prokurorë të Krimeve të Rënda

Vrasja e ish-kryepolicit/ Ministri Xhafaj mbledh urgjent drejtuesit e policisë dhe prokurorë të Krimeve të Rënda

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e Policisë së Shtetit për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se mbledhja zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-zyrtarin e policisë.

Në takim sipas të njëjtave burime marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Kujtojmë se në grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes Policia e Tiranës ka angazhuar specialistët më të mirë, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 30 mln lekë të vjetra për informatorët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy