1 miliard euro për pyjet në Amazonë/ Macron në Brazil, bisedime edhe për Ukrainën

1 miliard euro për pyjet në Amazonë/ Macron në Brazil, bisedime edhe për Ukrainën

Nga Belemi në Brazil, qyteti mikpritës i bisedimeve të OKB-së për klimën në vitin 2025, presidenti brazilian Lula dhe ai francez Macron promovuan një plan ambicioz prej 1 miliardë eurosh për të shpëtuar pyjet e Amazonës. Ky pyll tropikal, më i madh në botë, luan një rol kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike duke thithur emetimet e dioksidit të karbonit.

Palët kanë dakordësuar gjithashtu krijimin e një "tregu karboni", që synon të shpërblejë vendet që investojnë për shtimin e pyjeve. Një pikë tjetër është mbështetja për njerëzit indigjenë dhe komunitetet lokale të Amazonës.

“Si shenjë mirënjohjeje, shteti francez i jep prijësit indigjen Raoni Metuktire dekoratën e Legjionit të Nderit, për rolin e tij për ruajtjen e pyjeve tropikale dhe kulturën e popujve indigjenë.”, tha Macron.

Metuktire është një ndër personazhet më të njohur që ndërgjegjëson nëpër të gjitha samitet ndërkombëtare për kërcënimet që vijnë nga shkatërrimi i pyjeve tropikale.

Sa i përket diskutimeve politike dhe ekonomike mes palëve, Franca dhe Brazili po punojnë për të prodhuar katër nëndetëse me fuqi konvencionale. Në tavolinë është marrëveshja e tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Amerikës së Jugut, që ka hasur rezistencë të ashpër nga fermerët evropianë kohët e fundit. Po ashtu, lufta në Ukrainë është një temë e ndjeshme mes dy liderëve, pasi Lula refuzon të mbajë qëndrim kundër Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy