Meta refuzon pjesëmarrjen në Komision/ Bushka e Braho: Presidenti mund të merret me forcë për paraqitje

Meta refuzon pjesëmarrjen në Komision/ Bushka e Braho: Presidenti mund të merret me forcë për paraqitje

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimin dhe sot kryetari i komisionit, deputeti i PS, Alket Hyseni ka prezantuar provat që ka administruar ky organ.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni tha se i kemi dërguar Presidenti Ilir Meta katër shkresa për t’u dëgjuar në seancën e Komisionit Hetimor po ka refuzuar të paraqitet.

Për shkak të mosparaqitjes së Presidentit Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, anëtërat e komisionit Klotilda Mushka e Spartak Braho sot kanë deklaruar se Meta duhet të merret edhe me forcë për tu paraqitur ne këtë komision.

 Bushka, është shprehur se Kuvendi është legjitim dhe se kreu i shtetit mund të merret me forcë.

“Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision.

Anëtari i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Spartak Braho propozon thirrjen me forcë për dëgjesë në këtë Komision të Ilir Metës.

Kreu i Shtetit refuzoi mundësinë e fundit për dëgjesë në këtë Komision, ndërsa Braho tha se tashmë është koha që Meta të thirret “me dhunë”, në të njëjtën mënyrë siç ai ka thirrur dikur Sali Berishën.

Nuk dua t’i heq asnjë presje, të sillet dhe me forcë i gjejmë mjetet. Por është çështje vullneti, do të thotë që ai s’ka ndërmend të njohë këtë Kuvend, jo më të paraqitet. Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Mua më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara ku ky president, në pozitën e kryeministrit në atë kohë, e mori me dhunë mister debulesën. Ashtu siç Berisha e ka marrë këtë me dhunë në 94’ në ngjarjet e Poliçanit. Atëherë unë ngre pyetjen, pse s’vjen ky? Ky veç të tjera akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë i parashikuar nga Neni, Kodi Penal. Kështu që duhet thirrur me dhunë, që nesër. Kështu që ta votojmë këtë nismë“.

Anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi ka deklaruar se nuk mbështet idenë për të thirrur presidentin me dhunë për të dëshmuar.

‘Unë i kam lexuar përgjigjet e presidentit, uroj që presidenti të mos ishte autor i shkrimit të këtyre përgjigjeve, por të ishte lajthitje e stafit të presidentit të Republikës. Presidenti ta zgjedhë vetë ditën dhe orën duke e lënë të hapur që të vijë. Pra ajo që shkruhet ne si komision dhe deputetët e ripërsërisin kërkesën nuk qëndron pasi kjo është bërë që presidenti të dëgjohet të dëshmojë, meqë thotë se kam qenë në pamundësi për të ardhur.  Propozimi për ta thirrur dëshmitarin me forcë, unë nuk jam, nuk do të doja që në këtë periudhë kaq të ngarkuar me modelin më të shëmtuar të përcjelljes se mesazheve politike të formë shfaqej që nuk janë aspak në të mirë qoftë për qytetarët qoftë për institucionin e presidentit. Mos i dërgoni më ftesa.’- tha Hysi.

Në vijim, kreu i Komisioni Alket Hyseni tha se kërkesa për të ardhur në seancë dëgjimore është bazuar në dy momente juridike, momenti i parë e drejta që ka personi nën hetim, në këtë rast presidenti dhe detyrimin që ka ky komision për ta thirrur e dëgjuar.

Hyseni tha se janë grumbulluar CD, pamje filmike dhe përgjigje nga institucionet dhe se do Komisioni do të mblidhet sërish nesër.

„Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin, dakord të gjithë. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi kemi provat me CD, pamjet filmike, përgjigjet e institucioneve dhe takimet e Presidentit Meta, etj. Kush është dakort për administrimin e këtyre provave. Ok, jemi në rregull, miratohet. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kaë një volum dokumentesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemi dakort të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër”.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës në fund të punës së tij, do t’i paraqesë Kuvendit një raport. Ky i fundit, nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuesja është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit, nëse ai qëndron në detyrë apo jo.

10:31h- Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit/ Sot afati i fundit për paraqitjen e Metës

Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta mblidhet sërish sot prej orës 12, që është edhe afati i fundit që Presidenti Ilir Meta mund të paraqitet për seancë dëgjimore. 

Në mbledhjen e fundit në qendër të diskutimeve ka qenë raportimi i ekspertëve ligjor Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun kontraktuar nga Kuvendi për shkeljet kushtetuese që ka kryer presidenti Ilir Meta.

Eksperti ligjor Erind Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale dhe se gjuha e tij duhet të jetë korrekte.

Ilir Meta edhe pse ka pasur mundësinë që të paraqitet në komision gjatë javës së kaluar nuk e ka bërë, ndërsa Komisioni i ka dhënë atij afat deri ditën e sotme. Kjo është java e fundit e aktivitetit të Komisionit Hetimor dhe pritet që të jetë e ngjeshur deri në hartimin e raportit përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy