Masat e vendosura nga BE ndaj Kosovës pritet të hiqen gradualisht, bën me dija “Koha” duke cituar burime diplomatike. Mësohet se vendet anëtare të bllokut nuk janë dakordësuar për një kompromis, pasi Prishtina s’i ka përmbushur në tërësi kërkesat e Brukselit. Sipas burimeve diplomatike nga BE diskutimet kanë qenë shumë të vështira dhe ka pasur dallime të mëdha në qëndrime mes vendeve anëtare.

"Duke konsideruar hapat e Kosovës në drejtim të përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, Përfaqësuesi i lartë rekomandon që Këshilli të marrë qëndrimin për tërheqjen e masave ndaj Kosovën, duke respektuar ndërkohë prerogativat institucionale. Vendimi i Këshillit do të ishte një sinjal politik që kontribuon në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Beograd-Prishtinë, i lehtësuar nga BE-ja mund të avancojë. Kosova pritet që të shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë de-eskaluese dhe të evitojë veprimet e pa koordinuara“, thuhet në raportin e Borrellit.



