Vogëlushi 3-vjeçar i pasionuar pas këngës labe

Vogëlushi 3-vjeçar i pasionuar pas këngës labe

Lionel Bejaj është një vogëlush 3-vjeçar i cili është bërë viral në rrjetet sociale me videot e tij pasi këndon muzikën labe.

Nëna e tij Ilvana Bejaj rrëfeu në emisionin “Zgjohu me MCN” se i biri nisi të këndonte nëpër shtëpi dhe për gjithçka shtysën e ka marrë nga gjyshi.

Nisi të këndonte nëpër shtëpi, në fillim përqendrohet tek kënga dhe nuk do që t’i flasësh. Ervis Beharin e ka shumë qejf e shikon shpesh në televizor. Është më shumë i lidhur me këngët popullore, nga që rri shumë me gjyshërit nga ana e babit.

 Gjyshi nga ana e babit këndon, ka marrë pjesë dhe në festival. E pëlqen shumë veshjen popullore. 

Dhe në gjumë kur ka qenë bebe, e vinim në gjumë me këngë popullore. Nuk fle pa i vendosur këngë. 

Kënga e parë ka qenë “Dajo xhani”, pastaj “Baluket e ballit” ka qenë video më virale, madje ka qenë dhe me temperaturë kur e ka kënduar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy