"Ajo që ndodhi në Ankara të mos përsëritet". Pas një jave të akullt për Sofagate në Turqi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua me kryeministrin Charles Michel ballë për ballë për herë të parë sot. Von der Leyen ka dashur t’i bëjë gjërat të qarta njëherë e përgjithmonë, ndërsa në të njëjtën kohë u përpoq të zgjidhte mosmarrëveshjet për mungesën e reagimit të politikanit belg, i cili gjatë vizitës tek Erdogan qëndroi i ulur në një kolltuk pranë liderit turk pa thënë asnjë fjalë ndërsa kolegia e tij u detyrua të ulej në një divan disa metra larg tyre, pasi për të protokolli nuk kishte parashikuar karrige.
Duket se gjërat janë qartësuar pas takimit që u zhvillua në ndërtesën Berlaymont, selia e ekzekutivit të komunitetit, në formatin klasik të rutinës javore. Sipas burimeve evropiane, presidentja e Komisionit Europian ka bërë të qartë bëri të qartë se ajo kurrë nuk do të lejojë që një situatë e tillë të ndodhë më. Michel dhe von der Leyen, përveç diskutimit të zhvillimeve në çështjen turke, folën gjithashtu për një seri çështjesh aktuale dhe të mërkurën ata do të marrin pjesë në Konferencën e Presidentëve në Parlamentin Evropian, ku mund të ketë edhe një debat në seancë plenare për të sqaruar para të gjithëve se çfarë ndodhi gjatë vizitës në Turqi.