"Aleatët thanë që Irani nuk duhet të marrë kurrë armë bërthamore dhe se ata ishin të shqetësuar për programin e raketave të Iranit", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të takimit të jashtëzakonshëm të ambasadorëve të 29 vendeve të Aleancës Atlantike.
"Irani duhet të përmbahet nga dhuna e mëtejshme dhe provokimet. Ulja e përshkallëzimit, sjellja e përgjegjshme dhe moderimi janë të nevojshme", shtoi ai, duke specifikuar se "misioni trajnues në Irak është pezulluar përkohësisht".



