
Një nga mbështetësit e nismës më të re brenda PD-së, Ardian Isufi, thotë se lëvizje të tilla si Iniciativa Demokratike janë të shëndetshme për partinë, pavarësisht terrenit të vështirë brenda saj.
Terreni i vështirë. Lufta brenda llojit nuk lë shumë hapësirë. Por ne duhet të kontribuojmë në format tona. Kjo iniciativë do të ketë vlerën e vet. Pavarësisht momenteve të polarizimit politik, iniciativa të tilla janë të shëndetshme.
Isufi tha në studion e lajmeve në MCN TV se beteja mes Bashës dhe Berishës po kthehet në situatë personale, që veçse e dëmton partinë.
Mendoj që është e vonuar. Berisha qëkur nisi kursin e kundërt, duhej të kishte ndodhur katër vite më parë. Berisha duhej të tërhiqej nga politika në momentin e dorëheqjes. Tani çdo gjë po kalon në një situatë më shumë personale sesa reale për vlerat e Partisë Demokratike. Sot PD është në një çorganizim të organizuar që po e dëmton rëndë opozitën dhe po i jep komoditet pozitës.



