Një selfie e bukur është një sfidë më vete. Kjo vlen edhe nëse këngëtare e bukur dhe e famshme. Shakira ka shfrytëzuar një ndalesë ndërsa udhëtonte me të shoqin me makinë, për të bërë një selfie.
Por pavarësisht pamjes së bukur, flokëve që ia merrte era dhe peizazhit mahnitës përreth, ajo është munduar shumë për shkrepjen e përkryer. Bashkëshorti i saj, futbollisti Gerard Pique, e ka filmuar të tërë skenën dhe e ka postuar në “Instagram”.



