Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur Kabulin ditën e sotme, ku mediat raportojnë se deri tani janë të paktën 21 viktima dhe mbi 40 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pranë Parlamentit afgan në Kabul, thotë një zyrtar i sigurisë. Shumica e të vdekurve ishin civilë, duke përfshirë punonjësit e parlamentit, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve AFP.
Raportet sugjerojnë se ka qenë një kamikaz që ka hedhur veten në erë dhe një makinë me bombë e cila ka shpërthyer, por asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësine për sulmet deri më tani.
Sulmi ndodhi gjatë orës së pikut, pasi stafi po linte kompleksin parlamentar.
Një roje e sigurisë se parlamentit, i cili mbeti i plagosur i tha AFP: “Shpërthimi i parë ndodhi jashtë parlamentit … një numër punëtorësh të pafajshëm u vranë dhe u plagosën. Ngjarja është shkaktuar nga një kamikaz qe ecte në këmbë”.
Duke përshkruar makinën bombë, roja ka thënë: “Ajo ishte parkuar në anën tjetër të rrugës”



