Përdori gjuhë urrejtje ndaj turqve, dhe për këtë arsye, presidenti i Parlamenti Evropian, Martin Shulz përjashtoi nga seanca e parlamentit eurodeputetin grek Eleftherios Synadinos. Përfaqsuesi i Agimit të Artë ka përdorur gjuhë të ashpër urrejtje ndaj turqve ndërkohë që presidenti i PE-së nuk ka hezituar dhe ka vendosur menjëherë përjashtim.
Vendimi i Shulz është pritur jo mirë edhe nga eurodeputet grekë dhe jo vetëm ata të Agimit të Artë. Pas kundërshtive të deputetit të Agimit të Artë, Shulz ka kërcënuar se do të thërrasë forcat e sigurisë .



