Foto / Drejt divorcit me Jeff Soffer, Elle Macpherson, pas katër viteve martesë

Foto / Drejt divorcit me Jeff Soffer, Elle Macpherson, pas katër viteve martesë

Ish modelja Elle Macpherson e Jeff Soffer janë ndarë. Sipas asaj që raporton ‘Page Six’ The Body është në kërkim të një shtëpie të re, pasi ka lënë së bashku me fëmijët, shtëpinë e tyre në Miami.

Elle dhe miliarderi janë martuar në Fiji në 2013. Elle Macpherson e Jeff Soffer, pas vetëm 4 viteve martesë i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit.
Ajo, me dy fëmijët, Flynn, 19 vjeç dhe Aurelius Cy, 14, që i ka nga lidhja me francezin Arpad Busson, me të cilin ishte e lidhur nga viti 2002 deri në 2005, është në kërkim të një shtëpie të re, ndërsa ai është parë në shoqërinë e femrave të tjera, me të cilat thotë që i ka vetëm mikeshe.

Ish super modelja dhe miliarderi ishin së bashku që prej 2009, më pas në 2012 vjen ndarja e parë gjatë të cilës The Body kishte filluar të frekuentonte bankierin Roger Jenkins.

Në nëntor të 2012 pas një aksidenti të rëndë me helikopter të Soffer të dy janë ribashkuar dhe pas pak muajsh janë martuar në Fiji në një ceremoni intime, me vetëm 15 të ftuar.

Për Elle bëhet fjalë për divorcin e dytë pas atij me fotografin Gilles Bensimon, me të cilin u nda në 1989 pas tre vitesh lidhjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy