
Asgjë më mirë se kjo foto nuk e pasqyron Samitin e G7-s. Fotoja e paraqet presidentin amerikan, Donald Trump, të ulur në karrige, ndërsa rrethohet nga liderë të tjerë të Europës dhe botës, mes të cilëve kancelarja gjermane, Angela Merkel; kryeministri japonez, Shinzo Abe; dhe kryeministrja britanike, Theresa May.
Edhe rruga që ka bërë fotoja për te publiku është po kaq interesante. Ajo është shkrepur nga fotografi i qeverisë gjermane, Jesco Denzel, dhe është shpërndarë në media nga zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffan Seibert.
Pas shpërndarjes në rrjetet sociale, për shkak të marrëdhënieve që Trump ka në këtë moment me liderët e tjerë botërorë, fotoja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Dhe siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, rrjeti është mbushur me meme.



