Kim: S’ka pazare me reformën zgjedhore dhe të drejtësisë (VIDEO)

Kim: S’ka pazare me reformën zgjedhore dhe të drejtësisë (VIDEO)

“Nje ditë pasi bëri deklaratën e fortë,  ku po synohet marrëveshje e fshehtë për vrasjen  e Reformës në Drejtësi, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pati takim urgjent me anëtarët e Kolegjit të Posacëm të Apelimit. Ky takim vjen pas nisjes së procedimit penal nga ana e Prokurorisë së Posacme, për gjyqtarin e Kolegjit të Posacëm të Apelimit Luan Daci, për veprën penale “falsifikimi i  dokumenteve”.

Kryediplomatja amerikan ishte e prerë në mesazhin e saj drejtuar klasës politike, ku tha se lojërave të fshehta duhet t’u jepet fund.  Sipas Kim reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi nuk negociohen dhe as nuk mundet të bëhet pazar me to.

“SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta kemi këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar.Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet reforma në drejtësi, është koha që të realizohet reforma zgjedhore, sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar e presin”.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme shty seancën për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit të KPA Luan Daci, me kërkesën e avokatit të tij.. Pala mbrojtëse paraqiti një raport mjekësor për Dacin, i cili nuk mori pjesë në Seancë për arsye shëndetësore. Masa e sigurisë pritet të merret meditën e së dielës.

Dy ditë më parë, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga funksioni i Gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkohë SPAK ka nisur hetim, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve duke fshehur shkarkimin e tij në vitin dokumentin e shkarkimit ne momentin e aplikimit ne KPA, ndërsa kallëzimin për të e bëri ish-anetari i KLP, Besnik Cani edhe ky shkarkuar nga KPA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy