Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Skapi: I kërkuam Rusisë përgënjeshtrimin

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Skapi: I kërkuam Rusisë përgënjeshtrimin

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armad Skapi, komenton konfliktin Rusi-Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës, i cilëson si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të fundit.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai u pyet lidhur me deklaratat për mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë, ku mohoi prerazi diçka të tillë.

“Kemi ndjekur me shqetësim deklarimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për gjoja përfshirjen e shqiptarëve në Ukrainë si mercenarë. Thirrëm në takim ambasadorin rus, përcollëm shqetësim dhe kërkuam përgënjeshtrimin e autoriteteve ruse. Kërkojmë që dhe palët e tjera të përfshira të mos dezinformojnë opinionin ndërkombëtar për përfshirjen në konflikt”, u shpreh Skapi.

Ai shtoi se Shqipëria do të reagojmë në mënyrën e parashikuar nga praktika ndërkombëtare për këto raste.

Po ashtu Skapi deklaroi se bashkë me partnerët Shqipëria do të marrë masat e nevojshme për atë që mund të vijë nga përshkallëzimi i konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy