Demarkacioni, LDK i bën thirrje koalicionit qeverisës të pranojë propozimin. Shefja BE në Prishtinë mesazh politikanëve

Demarkacioni, LDK i bën thirrje koalicionit qeverisës të pranojë propozimin. Shefja BE në Prishtinë mesazh politikanëve

Në Kosovë partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi. Por mbrëmjen e sotme ishte Lidhja Demokratike e Kosovës që ka reaguar e para përmes një njoftimi për media që ka bërë të ditur se ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme për ratifikimin e demarkacionit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në njoftim. 

Një mesazh për politkanët kosovarë ka ardhur edhe nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila u ka bërë thirrje gjithë klasës politike në vend se sa më shpejt të ratifikojnë marrëveshjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas dështimit në seancës e sotëm që nuk arrit një konsensus i përbashkët. Apostolova ka bërë apel lidhur me këtë çështje.

Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar Apostolova në "Twitter".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy