
Duke folur për bonot e thesarit, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli deklaroi në emisionin “MCN Economy” se ky është një moment i artë për qytetarët që të investojnë.
Çoçoli thotë se ndihmohet po ashtu qeveria që të marrë një kredi 2-3 herë më të lirë se sa po të dilte në tregun ndërkombëtar të eurobondeve.
Ndonëse e konsideron një lëvizje të mirë të qeverisë që borxhi të merret nga burimet e brendshme, Çoçoli shton se nuk është fort e mirë për nivelin e kreditimit të ekonomisë dhe i bën paksa dembele bankat.
Gjykoj se ishte momenti që qeveria t’i hidhte sytë nga tregu i brendshëm, sepse po t’i mbajë sytë te eurobondet shifrat e kostove janë rritur shumë. Realisht ishte koha e duhur dhe e detyruar të bëjë këtë thirrje. Duhet të ishte bërë edhe pak më përpara, sepse pjesa e qytetarëve që merr pjesë në tregun me vlerë... Me shtrenjtimin 5 herë të kostos së parasë te ne, kuptohet që këto tituj që tregtohen kanë interes më të lartë dhe janë të tërheqshëm për t’u marrë, për t’u blerë nga ana e qytetarëve. Po të shikosh në korridoret e bankave të nivelit të dytë shikon shumë nga të moshuarit tanë. Por prapë përqindja e interesit është nën mesataren e inflacionit të këtij viti. Është lëvizje e mirë e qeverisë që borxhin ta marrë nga burimet e brendshme. Por nuk është fort mirë për nivelin e kreditimit të ekonomisë, sepse kur paratë e qytetarëve dhe të bankave, që 2/3 e kanë bankat e nivelit të dytë, por i bën çik dembele bankat pasi është investim me risk të papërfillshëm sepse s’të falimenton ndonjëherë buxheti i shtetit. Do doja që ekonomia të ishte e lirë për të përdorur paratë që ka në qarkullim. Do doja një marsh më të fortë të kreditimit të ekonomisë nga vet bankat. Fondet e investimeve për shkak të mungesës së një burse reale s’kanë pasur atë sukses”.
Çoçoli tha se ende i sheh të mundshme planet për të tërhequr paratë e diasporës. Lidhur me bonot e thesarit ai tha se është pozitive që numri i qytetarëve që duan të investojnë është rritur.
Bashkitë që marrin të ardhura nga taksat vendore, sidomos nga taksa e infrastrukturës, mund të shikohet një projekt. Edhe politika fiskale mund të jetë favorizuese për këto hapa. Të ketë një nxitje që taksat për këto investime të taksohen më pak dhe paraja të shkojë në investime prodhuese. S’duhet të trembemi nga fakti që jemi në periudhë lufte, me çmime lufte. Nga ana tjetër s’duhet të harrojmë që edhe në gjendje të vështirëm, në inflacion të lartë, ka gjithmonë mundësi që të iniciativosh investimet prodhuese në vend. Ende i shoh të mundshme planet për tërheqjen e parave të diasporës. Në këtë situatë krize dhe problemesh të forta, shoh edhe një mundësi për t’u dhënë një dritë jeshile këtyre llojeve të investimeve. Gjëja e parë pozitive ishte që numri i qytetarëve që duan të investojnë është rritur. Përqindja është shumë më mirë. Një vit më para ti e kishe 4 herë më pak. Edhe pse qytetarët po rendin që kursimet t’i vendosin në bono thesari, e ndjejnë që s’do vazhdojë gjatë kjo gjë, gjysma e dytë e 2023-shit dhe 2024-ta perspektiva është që inflacioni do ulet. Duket paradoksale por është shenjë e mirë që numri i depozituesve ende nuk ka rënë. Kjo është diçka e mirë për ne që sistemi reagon me 6 muaj, me 8 muaj, nga goditjet që vijnë nga jashtë, që të shohim mundësinë e investimeve. Banka Qendrore po qëndron mirë, ka guxuar që ta mbajë në terren pozitiv stimulin”.
Sipas ekspertit të ekonomisë bankat mund të bëhen më "dembele" dhe të mos guxojnë në projekte konkurruese të sektorit privat.
"Nëse është fitim kaq pak kokëçarje, i mëson bankat dembele dhe të mos provojnë të guxojnë shumë në zhvillimin e projekteve konkurruese në sektorin privat. Ne e dimë që Skavica është projekt me interes për ne, janë ftuar investues edhe nga Britania e Madhe, nuk ka asgjë të keqe nëse hapet loja, ku qeveria jonë të provojë dhe të thotë që një pjesë të kësaj, me garanci shtetërore, të vijë nga bonot e diasporës. Në projekte strategjike, duhet të ketë shikim strategjik. Është moment i artë për ta shumëllojshmëruar mënyrën e financimit. Kredia bankare, duam s’duam, do ketë periudhë të vështirë sfiduese, sidomos 6-mujorin e parë të vitit tjetër.
Çdo qytetar që ka kontakte me bankat e nivelit të dytë mund të shkojë aty edhe të adresohet. BSH është gjithnjë një aktor ekulibrimi në tregje të caktuara dhe është e natyrshme që do kërkojë pjesën e saj, si shteti, si paketë kontrolluese quhet. Me katërfishimin e interesave ky treg do rritet shumë fort. Është një mundësi që qeveria të marrë një kredi 2-3 herë më pak se sa po të dilte në tregun ndërkombëtar. Por mund të rritet kostoja e borxhit, me këto përqindje interesi borxhi rritet shumë fort. Qeveria edhe kërkon ta ulë borxhin, por borxhi fryhet si komerdare përmes interesave të borxhit të brendshëm, por fryhet më pak se nga eurobondi. Duhet t’ua themi qytetarëve që është mundësi e artë. Qeveria ndihmohet përmes parasë më të lirë të tregut të brendshëm. Pritshmëria ime është të shkojë nga 10 për qind në 12 për qind.



