Vuçiç përplaset me ambasadorin gjerman: Do takohem me Ramën. Rohde: Shfaqi “Ballkanin e mbyllur” (VIDEO)

Vuçiç përplaset me ambasadorin gjerman: Do takohem me Ramën. Rohde: Shfaqi “Ballkanin e mbyllur” (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shkëmbyer replika në distancë me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, pas ndalimit të boksierëve nga Kosova për të marr pjesë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Beograd.

Është e këndshme që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk reagoi kur të rinjtë e klubit Red Star nuk u lejuan të kalonin kufirin, të cilët donin vetëm të luanin futboll. Por nuk ka rëndësi. Nëse do më pyesnin mua, nuk do e kisha problem nëse ata do të merrnin pjesë në një garë sportive.

Ambasadori Rohde kritikoi autoritetet serbe për vendimin, duke e konsideruar si një shembull të Ballkanit të Mbyllur dhe jo i Ballkanit të Hapur. Normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike, deklaroi ambasadori gjerman.

Dhe kësaj kritike, Vuçiç iu përgjigj duke njoftuar se së shpejti do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, për të avancuar projektet e Ballkanit të Hapur.

Dua ta falenderoj ambasadorin gjerman për paralajmërimin. Kjo është arsyeja përse ne do të këmbëngulim edhe më shumë te Ballkani i Hapur, edhe pse disa ambasadorë në Prishtinë do të dëshironin të krijonin Ballkanin e Mbyllur. Brenda pak ditësh Do të takohem me Edi Ramën dhe Zoran Zaev për të vijuar bashkëpunimin.

Vendimi i Beogradit për të penguar sportistët për shkak se mbanin simbolet e Kosovës u kritikua nga Prishtina dhe Brukseli, ndërkohë që Federatës Ndërkombëtare të Boksit i është kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrë masa të ashpra ndaj Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy